Vuçiqi: Nuk jam i kënaqur që Amerika po e përkrah ushtrinë e Kosovës, por ajo është më e forta
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të drejtë kur thotë se Amerika mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës.
Megjithatë, ai ka thënë se nuk është i kënaqur me qëndrimin e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, për çështjen e ushtrisë.
“Nuk jam i kënaqur me atë se çfarë ka thënë ambasadori amerikan. Por ata janë më të fortët”, ka thënë Vuçiqi.
Sa i përket mbështetjes së Amerikës për Kosovën, Vuçiqi ka thënë se nuk është asgjë e re.
“Kjo nuk është asgjë e re. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër, ne duhet ta mbrojmë veten”, ka thënë Vuçiqi, shkruan “Blic.rs”.
Këto deklarata të presidentit serb vijnë pas mbështetjes që ShBA-ja i ka thënë nismës për krijimin e ushtrisë së Kosovës. /