Vuçiqi: Nuk jam optimist për marrëveshje me Kosovën
18 maj 2018
| 07:40
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk është optimist se ai do të arrijë marrëveshje brenda fatit kohor të përmendur nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi.
“A do të vije deri të zgjidhje? Shpresoj. Nuk jam optimist, do të bëj më të mirën dhe do të bëj shumë përpjekje për të arritur deri aty”, ka bërë të ditur Vuçiq në fund të samitit të Sofjes.
Ai gjithashtu theksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Brukselit, ndryshe nga pala tjetër (Kosova), që sipas tij “nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj”.
“Përsëri, kjo neve nuk na pengon që të bisedojmë, të dialogojmë dhe të gjejmë kompromis për të zgjidhur problemin”, ka thënë presidenti serb.