Vuçiqi: Nuk ka asnjë plan të madh apo marrëveshje për Kosovën
04 mars 2020
| 12:13
Nuk ka asnjë plan të madh, asnjë marrëveshje, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke përsëritur se kushti i tij për diskutime thelbësore për këtë çështje është heqja paraprake e taksës, raporton “Tanjug”.
Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Vuçiqi ka thënë se ka pasur shumë të pavërteta këto ditë dhe se ai dëshiron t’iu tregojë qytetarëve të vërtetën e plotë të asaj që po diskutohet, cilat janë temat në tryezë dhe çfarë po bën Serbia në lidhje me të.