Vuçiqi, Osmanit: “Është mirë që asociacioni të ketë të drejtë të prodhojë qese për krem-banane”

10 nëntor 2021 | 15:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se një Asociacion i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Srpska”.

Vuçiqi ka ironizuar me deklaratën e shefes së shtetit të Kosovës duke thënë se “është mirë që Asociacioni i komunave serbe të ketë të drejtë të prodhojë qese për krem-banane dhe kaq”.

“Përfundimisht duhet të bëhen tre çakmakë në vit dhe të shpërndahen dy stilolapsa për Vitin e Ri, që Vjosa Osmani të jetë e kënaqur”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…