Vuçiqi: Pa formimin e asociacionit s’ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën
09 shkurt 2023
| 12:03
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto deklarime ai i ka bërë pas takimit me ambasadorët e Quint-it në OSBE dhe me ambasadorët e këtyre vendeve në Beograd.
Vuçiqi dhe diplomatët kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Evropë.
Sipas komunikatës nga presidenca serbe është thënë se është diskutuar edhe për rrugën e integrimit të Serbisë në BE.