Vuçiqi: Pajtohem me kufijtë ekzistues, me “Kosovën si pjesë të Serbisë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë për ndryshimin e kufijve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, për të cilën po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit. Vuçiq ka thënë se pajtohet me kufijtë ekzistues, duke thënë se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.
“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq.
Vuçiq ka thënë për B92 Vuçiq, ka thënë se “krijimi i Shqipërisë së Madhe” po flitet hapur dhe madje po intensifikohet kjo, dhe askush nuk po reagon ndaj saj.
Në lidhje me deklarimet e ish-diplomatit Timothy Les se Ballkani ka nevojë për shtete të kombit, duke folur për letrën e Janshas, Vuçiq thotë se nuk mund të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por shton se lind një pyetje tjetër.
“A e dini kush reagoi më shumë? Nuk janë nacionalistët, por nga shoqëria civile, por jo për shkak të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por ata u lënduan kur u përmend Republika Srpska. Kur shkëputni Serbinë nga Perëndimi atëherë është në rregull, atëherë nuk janë “kufij të pandryshueshëm”, e kur dikush përmend diçka tjetër atëherë reagoni ndaj Serbisë. Mendoni se jemi kretenë të cilët mund t’i godisni në kokë me një shkop”, shtoi Vuçiq.