Vuçiqi paralajmëron vazhdimin e samitit të Berlinit
16 korrik 2019
| 16:01
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin shtator mund të ketë “një lloj vazhdimi të samitit të Berlinit”.
“Mendoj se duhet kohë, për të folur për disa gjëra. Ju e dini se unë e urrej ta gjuaj fajin në anën tjetër, të përmendi taksat. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë gjërat e tyre, pastaj ne do të dalim me qëndrimin tonë”, ka deklaruar ka thënë Vuçiq.
Ai e bëri deklaratën, përderisa së bashku me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, takuan përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin e të Rinjve.
Në këtë takim, temë kyçe ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe situata në Ballkanin Perëndimor.