Vuçiqi paralajmëron vizitë të shtunën në Kosovë

07 shtator 2018 | 21:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se nesër do të vizitojë Kosovën dhe se këtë vizitë do ta nisë në Ujman (Gazivodë), pavarësisht ndalesave të paralajmëruara nga autoritetet e Kosovës.

Atje, tha ai, shkon me programe të caktuara zhvillimore në interes të, siç është shprehur ai, qytetarëve tanë atje, raporton Koha.net.

Ai fillimisht ka folur për presionet që i janë bërë Listës Serbe që të votojë për shef të delegacionit negociues Kosovës me Serbinë, siç ka thënë ai, një nga kriminelët e luftës, Fatmir Limajn, për të cilin organet e ndjekjes në Serbi kanë fakte akuzuese.

Ai ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojë sepse ndërprerja e dialogut do të kishte pasoja katastrofike për popullin serbë e shqiptarë, dhe se Serbia dëshiron paqe e prosperitet në vendin e vet dhe në rajon, transmeton Koha.net.

I pyetur nëse ka në horizont në zgjidhje të çështjes së Kosovës, Vuçiqi është përgjigjur se “duhet të them sinqerisht, jemi larg zgjidhjes”. Por, ai ka lutur gazetarët që të kufizohen nga pyetje meqë e presin dy ditë të lodhshme të vizitës në Kosovë dhe atje do të kenë mundësi të shtrohen pyetje.

Pavarësisht nga këto ai tha se po i afrohemi fundit të një zgjidhjeje.

Në një pyetje lidhur me deklarën e Albin Kurtit rreth vajzës së tij 16 vjeçare, Vuçiqi tha se e ka merakun për të se nuk mund t’i përkushtohet dhe të jetë pranë saj sa herë të jetë e nevojshme.

Vuçiqi ka thënë se do të shkojë në Gazivodë, por përmendi se zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e vuri në pikëpyetje mundësinë për të shkuar në Ujman (Gazivodë), ndërsa presidenti serb tha se shpreson se nuk do të ketë ndonjë pengesë.

“Nuk do të lejojë natyrisht që dikush ta poshtërojë Serbinë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Izraelit nuk ka sjell gola…