Vuçiqi: Pas 21 nëntorit na pret një situatë e re
11 nëntor 2022
| 16:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar një situatë të re në fund të nëntorit.
Gjatë një paraqitje mediale nga Parisi, numri një i Serbisë ka thënë se një situatë shumë e komplikuar na pret pas 21 nëntorit.
“Kurti po tenton që me lëvizje të njëanshme t’i dëbojë serbët nga vatrat e tyre”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se Kosova e ka mbështetjen e gjermanëve.
“Nuk ka më sekrete. Janë gjermanët që i mbështesin në BE, ndërsa jashtë BE-së është Britania e Madhe”, ka thënë ai.