Vuçiqi pas ndërhyrjes nga njësitet speciale në veri, kërkon gatishmëri ushtarake
29 shtator 2018
| 14:08
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas ndërhyrjes së njësisë speciale të Kosovës në qendrën sportive humanitare afër liqenit të Ujmanit.
Pas ndërhyrjes, ai ka urdhëruar ushtrinë serbe të jenë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë, raporton RTS.
Pas tij, ka reaguar edhe ministri i policisë serbe, Nebojsha Stefanoviç, i cili ka thënë se MUP-i është në gjendje të jashtëzakonshme.