Vuçiqi pas samitit të Ohrit: Integrimi në BE nuk varet nga ne
Procesi i integrimit në Bashkimit Evropian nuk varet nga ne, ne thjesht bëjmë punën tonë.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Viçiqi në një konferencë të përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor pas takimit të Samitit të Ohrit.
Në këtë kontekst, ai ka bërë me dije se do ta takoj presidentin e Francës, Emmanuel Macron për të kërkuar mbështetje për procesin integrues. “Do takoj Macronin, do e pyes për shtetet tona dhe do i kërkoj mbështetje”, është shprehur Vuçi qi.
Ndërsa duke e komentuar çështjen e mini-shengenit, Vuçiqi ka thënë se do të bëjë gjithçka që është në interes të popullit serb.
“Mua më intereson të bëj diçka të mirë që t’i shërbejë popullit tim në Serbi. Nuk ka nevojë të mbyllim kufijtë, duhet të mendojmë për të mirën e përgjithshme”, ka deklaruar Vuçiqi.