Vuçiqi pas takimit ambasadorët e Quint-it: Më mirë të mos them asgjë
14 qershor 2023
| 11:24
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të komentojë asgjë pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it.
“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të Qunit-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”.
Presidenti i Serbisë, mëngjesin e së mërkurës, më 14 qershor, ka takuar përfaqësuesit e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së.
Takimi ka ndodhur një ditë pasi Policia e Kosovës ka arrestuar Millun Millenkoviq-Lunet në veri të Kosovës.