Vuçiqi, pas takimit me Escobarin: Presioni ndaj Serbisë po rritet

21 tetor 2022 | 08:19

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha të enjten se nuk beson në një marrëveshje të shpejtë me Kosovën por vendi i tij ndodhet nën trysni për të gjetur një zgjidhje, sikurse edhe për t’i vendosur sanksione Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

“Presioni ndaj Serbisë po rritet, sepse të gjithë duan t’i jepet fund sagës së Kosovës”, tha  Vuçiq.

Vuçiq tha se mund ta bënte këtë si një “lëvizje taktike” për të shpëtuar vendin e tij dhe për ta blerë atë gjashtë deri në nëntë muaj.

“Unë mund të mendoj për këtë në momentin kur situata është e tillë që duhet të blej kohë për Serbinë nëse shoh se diçka është e pamundur, megjithëse i afrohem çdo gjëje për të gjetur një zgjidhje”, th Vuçiq.

Vuçiq tha për TV Prva se gjatë bisedës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është përmendur një afat prej disa javësh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por mendon se kjo është joreale.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, qëndroi të enjten në Beograd një ditë pas vizitës në Prishtinë, gjatë së cilës tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin një nismë franko-gjermane për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka…