Vuçiqi pas takimit me Lajçakun: Asociacioni dhe zgjedhjet në veri sa më parë, Serbia do t’i përmbush obligimet e saj

29 janar 2024 | 15:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka  zhvilluar një “takim korrekt dhe konstruktiv” me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të cilit ka thënë se i ka kërkuar themelimin e Asociacionit, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri si dhe “ndalimin e provokimeve që vinë nga Prishtina”.

Vuçiqi ka shkruar në “Facebook” se Serbia “do të përmbush obligimet e saj” që dalin nga marrëveshje bazike, por duke u bazuar në Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së.

“Takim konstruktiv dhe shumë korrekt me Miroslav Lajçak. Ia theksova domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë dhe ndaljen e provokimeve të mëtejme që vinë nga Prishtina. Ia ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë në përmbushjen e obligimeve të saj, në pajtim me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaban Murseli i ka thënë hetuesisë se ka qenë në…