Vuçiqi pas takimit me Thaçin: Kosova pret ta njohim si shtet
18 korrik 2018
| 12:11
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me homologun nga Kosova, Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Kosova pret që ta njohin pavarësinë e saj.
“Gjithmonë ndodhemi para kësaj pyetjeje, me atë se cila do të jetë zgjidhja e kompromisit. Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj, dhe si kompromis nuk ofron asgjë, pret vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse jemi të dyja palët barabartë të pakënaqura atëherë mund të themi se kemi arritur një zgjidhje të vërtetë kompromisi”, ka thënë Vuçiqi.