Vuçiqi për deklaratën e Merkelit: Gjermania na tregoi kufirin me njohjen e Kosovës
14 gusht 2018
| 16:59
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se nuk ka ndryshime të kufijve në Ballkan.
Vuçiqi ka thënë se Gjermania e ka demarkuar vendimin e saj në momentin kur ajo ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se kjo nuk është gjë e re dhe se ai do të vazhdojë të luftojë për të bërë diçka dhe fituar diçka për serbët dhe Serbinë.
Më tutje, Vuçiqi ka thënë se do të duhet të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në shtator, por është e mundur që të shihet në Austri porse ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.