Vuçiqi për taksën: Beogradi s’ka zgjidhje
28 dhjetor 2018
| 10:38
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar taksën e vendosur nga Kosova për mallrat serbe, ka thënë se Beogradi ka pak zgjidhje kur dikush sillet në mënyrë të paligjshme dhe joracionale.
Sipas tij, duhet të përmbahen dhe të presin momentin për siç ka thënë “ata që i mbështetën ata do të sjellin të drejtat e njohura për ta dhe do t’u shpjegojnë atyre se është e nevojshme të tërhiqet masa”.
Vuçiqi ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se shpreson se masat do të tërhiqen sa më shpejt që të jetë e mundur, por ka theksuar se Beogradi po reagon në kushte të pamundura, se po humb para, por kjo është më e rëndësishme për të ndihmuar popullin serb.