Vuçiqi përplaset me gazetarin Xhemajl Rexha

27 tetor 2023 | 07:59

Pas takimeve që pati me krerë shtetesh në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pati një ballafaqim me gazetarin nga Kosova, Xhemajl Rexha.

Gazetari Rexha e pyeti për mosnënshkrimin e marrëveshjes, por duket se Vuçiqi nuk ishte i interesuar të flasë për këtë temë, kësisoj u shfaq në siklet.

“Vetëm mos u bë kaq i zhurmshëm, të lutem! Unë të dëgjova ty mirë. Pse je kaq nervoz? Unë mund ta imagjinoj pse je kaq nervoz. Unë nuk jam i shurdhër. Do të prononcohem çfarëdo që kam nevojë të them, mos u shqetëso. Nuk ishte çështja me nënshkru apo mos me nënshkru diçka. Ne kaluam rreth kësaj çështje në Ohër, para Ohrit dhe aktualisht çka kemi nënshkruar është procesi i marrëveshjes më 2013 që ta dish dhe ajo u nënshkrua nga dy palët”, tha Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur…