Vuçiqi përzihet në punët e Malit të Zi, flet edhe për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk pret që parlamenti malazez të miratojë rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, e cila është në rend dite sot.
Ai shtoi se është i gatshëm që nëse kjo ndodh, të kërkojë falje për vlerësimin e gabuar dhe t’i përgëzojë për miratimin e rezolutës.
“Nëse e kalojnë atë rezolutë, unë i përgëzoj. Nëse nuk e bëjnë, do të konfirmohet ajo që kam thënë”, tha Vuçiqi.
Ai po ashtu ka thënë për televizionin “Pink” se ka dëgjuar nga politikanët evropianë se disa njerëz nga Mali i Zi janë ankuar se ai ka ushtruar presion në lidhje me rezolutën për Jasenovacin, duke theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai nuk ka kërkuar asgjë nga Mali i Zi.
Vuçiqi tha se nuk beson në mundësinë e një dialogu serioz me Republikën e Kosovës në të ardhmen e afërt dhe theksoi se Serbia është gjithmonë e gatshme dhe e hapur për bisedime.