“Vuçiqi po e shkatërron kombin serb më keq sesa Millosheviqi dikur”

14 nëntor 2022 | 08:22

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka zakon që disa vite të luaj me partnerët ndërkombëtarë, zakonisht duke i përdoruar mediat në Serbi. Ai e portretizon veten para elektoratit të tij si një kapadai që rreshton liderët e vendeve evropiane dhe përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe u tregon atyre se kush është adekuat për çfarë dhe nuk i shmanget të bërtiturave.

Kështu vlerëson për “Danas”,  Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane.

Ai thotë se mungesa e një Strategjie Kombëtare për Punët e Jashtme të Serbisë, nuk është e rastësishme, sepse Vuçiq është ndër të tjera edhe ministër i Punëve të Jashtme.

“Është shqetësues fakti që tre të katërtat e gjithçkaje që bën diplomacia jonë është përballja me probleme, të cilat shpeshherë i prodhon kurora e Andriqit, në lidhje me Kosovën.

Tutje Beshiri thotë se Vuçiq duket sikur është i gatshëm për debat, mirëpo në të njëjtën kohë ai po organizon grupet kriminale më të dukshme në Kosovë për të bllokuar rrugët, duke i penguar qytetarët e tij të lëvizin ligjërisht në Serbinë qendrore.

“Kështu, i çon ata në varfëri më të madhe dhe inkurajon emigracionin, më i madh se sa inkurajoi Millosheviqi në dhjetë vjet. Një gjë është e sigurt se Borelli për të është më pak problem sesa fakti që po shfaq edhe një herë papjekurinë politike, e cila i çon të dy kombet në një rrënim të sigurt” – përfundon i intervistuari i Danas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur…