Vuçiqi po kthehet në origjinën e vet, te Shesheli

03 nëntor 2023 | 08:40

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se mosnjohja e krimeve të luftës dhe mosshkëputja e raporteve me Rusinë, e kanë kthyer presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në origjinën e tij.

Sipas Kamberit, origjina e Vuçiqit është Vojsllav Shesheli, lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe.

“E tash Vuçiq, prej 2012 kur ka ardh në pushtet me një premtim se do ta çojë Serbinë drejt BE-së, se do të jetë ai që do të bëjë marrëveshje me Kosovën, në dy vitet e fundit, faktikisht ai është kthyer në origjinë. Me politikën anti-shqiptare, anti-Kosovës që e ka udhëheq, me parullat, me banderollat, me gjithë atë politikë kundër Kosovës, Vuçiq është kthyer në origjinën e vet, dhe këtu është te Shesheli… mosnjohja e krimeve të luftës, mosshkëputja e raporteve me Rusinë, është një Vuçiq i cili është në origjinën e vet”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai theksoi se Vuçiqi shpeshherë është konfuz në deklaratat e tij dhe i ndërron ato disa herë brenda ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ushtarake…