Vuçiqi po përfundon në Dhomat Speciale!
Shkruan: Hisen Berisha
Aleksandër Vuçiq numëron ditët e fundit në pushtet. Do të ketë fund të njëjtë si Millosheviqi.
Liderët e opozitës në parlamentin e Serbisë tani veç se janë njoftuar për këtë dhe kanë filluar përpjekjet e tyre për rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti.
Ndaj ka rrezik që palët kundërshtare të vriten mes vete në trazirat e Veriut, për të krijuar pretekst të qëndrueshëm për implementimin e “Zajednicës”, e cila me “statutin e Beogradit”, do të jetë “Republikë autonome serbe” dhe shpërqendrimin e revoltave kundër regjimit fashist të Vuçiqit, përmes nacionalizmit shovinist, kundër shqiptarëve dhe për “Kosovën si tokë serbe”, e cila nëse sulmohet ushtarakisht nga Serbia, do bëhet varri i saj.
Sa do e mbarsur situata me krime, nacionalizëm e urrejtje, serbët do ta “hanë” edhe Vuçiçin, ashtu siç edhe Millosheviqin. Pra, Serbia ka hy në krizë dhe orteku i revoltave politike të mitingashve, do ta shemb regjimin e fundit shovinist, nacionalist e primitiv, me mendësi mesjetare.
Prandaj Vuçiqi i ka ditët e numëruara.
Është në proces dhe pritet themelimi i Gjykatës Speciale për Serbinë dhe arrestimi i 189 të dyshuarve serbë.
Ndër ta pritet dhe arrestimi i Aleksandër Vuçiç, ndaj të cilit rëndojnë 178 akuzat, edhe ajo më e rënda dhe fashizoide, dhënia e urdhrit “për një serbë të vrarë, të vriten 100 boshnjak”.
Po ashtu, kjo gjykatë do vije si pasojë e përpjekjeve pro ruse të Vuçiqit për destabilizim të Ballkanit dhe përkrahjen nën hije, të luftës ruse ndaj Ukrainës.
Për dallim nga gjykata speciale për Kosovën e cila e ka periudhë hetimi dhe ngritjeje të akuzave vitet “1998-2000”, Gjykata për Serbinë, do ta ketë periudhën nga viti, 1991-1999, ku do përfshihen krimet serbe në tërë Jugosllavinë.
Gjykata Speciale për Serbinë, që do krijohet në Evropë, kërkon vënien në veprim të diplomacisë së dy vendeve tona Kosovës e Shqipërisë, që e njëjta të formohet nga vet parlamenti i Serbisë, e jo nga OKB. Pra, një procedurë e njëjtë formale e themelimit si Dhomat Speciale në Hagë, për Kosovën.
Ketë situatë të destabilizuar, Kosova jo vetëm s’do të duhet ta pranoj të afektoj sigurinë tonë, por duhet ta shfrytëzoj për përshpejtimin e përmbylljes së procesit politik të njohjes së ndërsjellë duke zbatuar marrëveshjet e arritura por edhe t’i ratifikojë kufijtë ndërkombëtar me Serbinë.
Përndryshe Serbia po provon ta bartë konfliktin jo vetëm në veri të vendit, por mund të ndërmerren veprime provokativa, siç do të ishte vendosja e flamujve të Serbisë apo Federatës ruse, në institucionet shtetërore të Kosovës, për të treguar prezencën e tyre kudo edhe në qendër të Prishtinës. Zhvillimet e kësaj natyre, janë alarmi me dritë të kuqe, që Kosova ta mbyll procesin e shkëputjes nga Serbia duke iniciuar procesin e ratifikimit të kufirit me Serbinë.