VUÇIQI PO TALLET ME BASHKIMIN EVROPIAN. A E DINI PSE?

30 maj 2022 | 16:33

Shkruan: Milazim Krasniqi

Vuçiqi i Serbisë ka biseduar dje me Putinin e Rusisë. Pas bisedës me shefin e vet real, Vuçiqi ka njoftuar triumfalisht se ka arritë një marrëveshje shumë të favorshme për blerjen e gazit rus me çmim “bagatella”, pesë herë më lirë se sa që shitet ai gaz në treg.

Pra, në kohën kur nga Bashkimi Evropian i kërkohet Serbisë të vendos sanksione kundër Rusisë, Serbia e thellon bashkëpunimin me Rusinë dhe nuk e ka ndërmend të vendos sanksione. Si reagim ndaj kësaj arrogance të Serbisë, mjerushët e BE-së vijnë e shkojnë në Beograd, duke e lutur Vuçiqin, si fëmijë tekanozë.

Prej nga gjithë ky mjerim i Bashkimit Evropian, i cili as Serbinë nuk mund ta bëjë zap?

Mjerimi banon në Bruksel dhe në kryeqytetet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në fakt, disa nga shtetet e BE-së kanë politika proruse gati sa edhe Serbia. Dhe janë kundër vendosjes së sanksioneve lidhur me gazin e me naftën, që janë burimet kryesore të buxhetit të Rusisë.

Ato shtete varen nga gazi e nafta ruse, sepse kanë qenë shkurtpamëse dhe egoiste. Nuk kanë dashur të shohin se çka po bënte Rusia në Çeçeni, në Gjeorgji, në Ukrainë, në Siri, ku ka bërë krime monstruoze, me pushtime e aneksime barbare.

Prandaj Serbia ka mundësinë që të tallet me Bashkimin Evropian. Bile, nëse mbetet në dorë të Bashkimit Evropian, Serbia mund të shpërblehet, siç u shpërblye me “prereferca ekonomike” në vitin 1995, pas gjenocidit në Srebrenicë.

Problemi ynë direkt ëshë se Serbia mund të shpërblehet me presione të reja kundër Kosovës. Jo vetëm me tokat e manastirit të Deçanit, po edhe më shumë. Bashkimi Evropian moti e ka bërë shprehi t’i bëjnë presion Kosovës, që t’ia bëjë qejfin klyshit të Putinit në Beograd.

E vetmja shpresë mbetet që SHBA dhe Britania e Madhe ta kapin për fyti Vuçiqin dhe ta ndalojnë nga lojërat e rrezikshme me Rusinë. Ndërsa, sa për ndershmërinë dhe fuqinë e Bashkimit Evropian, jam i bindur se lufta e viteve 90 në BeH e në Kosovë, do të ishte ende duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetar francez është vrarë kur një transportues i blinduar,…