Vuçiqi po tenton krijimin e ‘botës serbe’ nëpërmjet kontrollit dhe paraqitjes në medie
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kohë që për çdo gjë paraqitet vet në medie. Herën e fundit doli dhe vet e dha lajmin se 2-vjeçarja në Serbi është vrarë dhe se dy persona e kanë pranuar fajin për kryerjen e atij krimi.
Intervista e fundit e presidentit serb është transmetuar në shumë kanale televizive, kryesisht në vendet në të cilat përmendet krijimi i një bote serbe.
Intervista e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në “Informer TV” është transmetuar në 80 televizione lokale dhe kabllore në Serbi, Republika Srpska dhe Mali i Zi, me çka është shkelur neni 6 i Ligjit për informim publik dhe medie, ka thënë Rade Veljanovski, profesor në pension në Fakultetin e i Shkencave Politike.
Veljanovski ka shpjeguar për “N1” se neni 6 i Ligjit për informim publik garanton pluralizmin politik në media dhe ndalon monopolin.
“Dhe kjo është se në shumicën e mediave dominon një mendim politik, një ideologji, pavarësisht nëse është një pronar apo disa media”, ka thënë Veljanovski.
Ai ka treguar se kjo është kompetencë e Organit Rregullativ për Media Elektronike (REM) dhe se është dashur të reagojë.
Gjegjësisht, vizita e Vuçiqit prej tre orësh është transmetuar drejtpërdrejt nga 27 kanale televizive të cilat janë shtrirë pastaj edhe në shumë televizione lokale.
Në orën 21:00, zgjedhja e shikuesve u ngushtua, sepse ata mund të shihnin të njëjtën pamje në televizion: “Studio B, TV INFO 24, TV Zona Plus, NTV Nish, TV Va Plus, Novi Sad TV, SAT TV, TV SUPER STAR. , TV Jefimija, TV As Shabac, si dhe në 17 vende të tjera”.
Sipas një hulumtimit të “New York Times”, Vuçiq i lidhur me krimin dhe kontrollon gjithçka në Serbi.
Një mjet i rëndësishëm i pushtetit për Vuçiqin sipas NYT janë mediat. Ai ka përdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit për të blerë stacione televizive lokale dhe aleatët e tij drejtojnë një treshe organizatash mediatike që ndjekin paturpësisht linjën e Partisë Progresive dhe i japin kohë të bollshme transmetimit vetë Vuçiqit. Këto përfshijnë një rrjet televiziv të quajtur Pink.
Artikulli i gazetës amerikane fillon me përshkrimin e konferencës për media që në vitin 2021 kishte mbajtur Vuçiq e ku kishte shpalosur arrestimin e një bande të krimit në Serbi, e që në fakt doli që kjo bandë kishte lidhje me presidentin Vuçiq dhe djalin e tij Danilo Vucic dhe ishte organizuar pikërisht për nevojat dhe me urdhër të presidentit serb.
Bëhet fjalë për kreun e bandës i cili ishte trafikant kokaine i quajtur Veljko Belivuk, tashmë një figurë e njohur në Beograd. Ai ishte akuzuar më parë për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda, por kurrë nuk kaloi shumë kohë në burg.
Pas arrestimit të kreut të bandës, Belivuk përshkroi disa nga punët e pasme që banda pretendonte se kishte bërë për qeverinë, si frikësimi i rivalëve politikë dhe ndalimi i tifozëve që të këndonin kundër Vuçiqit në ndeshjet e futbollit – një shërbim i vlefshëm në një vend ku stadiumi mund të bëjë ose të prishë një president.