Vuçiqi: Politikanët në Kosovë paguan shuma marramendëse për të na ndarë
26 shkurt 2021
| 14:18
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Lista Serbe ka fituar më shumë se 43 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, për dallim nga siç ka thënë ai “politikanë serbë në Kosovë që kanë marrë 1 300 vota e që kishin për qëllim krijimin e ndarjeve mes popullit tonë”.
“Dua të konfirmojë se liderët shqiptarë në Kosovë për të arritur këtë ndarje mes nesh kanë dhënë shuma marramendëse parash por ishin të pasuksesshëm”, ka thënë Vuçiqi në Kurshumli pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.