Vuçiqi poston foto duke luajtur shah: Po presim të mbarojë takimi ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit

21 nëntor 2022 | 15:26

Në Bruksel është duke vazhduar takimi trepalësh në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Para se të fillojë takimi i përbashkët, Borrelli ka zhvilluar takime veç e veç me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

E derisa Kurti ishte në takim të veçantë me Borrellin, Vuçiqi ka shfrytëzuar rastin të postojë një fotografi nga Brukseli.

“Duke pritur që të përfundojë takimi bilateral ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit”, ka shkruar Vuçiq mbi foton e postuar para një ore ku shihet duke luajtur shah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për operacione zgjedhore i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),…