Vuçiqi pranon se dallojnë dëshirat dhe realiteti për Kosovën

18 qershor 2020 | 23:12

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten mbrëma se për çështjen e Kosovës serbët “janë të kryqëzuar në mes të dëshirës dhe realitetit”.

Vuçiq, që udhëheq një parti politike në Serbi, ka folur në prag të zgjedhjeve që në këtë vend mbahen të dielën.

“Ekziston diçka të cilën do ta kishim dëshiruar dhe diçka që është realitet. Do të luftoj fuqishëm për Kosovën dhe Metohinë, shumë më tepër se ata që kanë pasur fjalë heroike por vepra të zbrazëta”, ka thënë Vuçiq, në një emision televiziv, raporton “b92.net”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një rritje…