Vuçiqi: Pres presion mbi vendet e BE-së për ta njohur Kosovën
20 mars 2022
| 14:05
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do të ketë gjithnjë e më shumë presion mbi pesë = vendet e Bashkimit Evropian (BE) për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Për këtë gjë po flas që një kohë të gjatë, por nuk mendoj se është realiste. Ajo që duhet pritur është presioni shtesë ndaj katër vendeve të BE-së për ta njohur Kosovën, por është një luftë”, ka thënë Vuçiqi, raporton “B92”.
Kësisoj ai ka komentuar edhe deklaratën e Agim Çekut se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO me një procedurë të përshpejtuar.