Vuçiqi: Pres shumë presione dhe kërcënime për Kosovën
29 gusht 2023
| 11:42
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe se pret shumë presione dhe kërcënime rreth Kosovës.
“Më duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë dhe pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve për Kosovën nga ata që janë pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve”, ka thënë Vuçiqi.
Kreu i shtetit serb në mes të tjerash ka folur edhe për zhvillimet në Mal të Zi.
Ai ka thënë se nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të këtij shteti dhe se do të presin formimin e qeverisë malazeze.