Vuçiqi, presidentit të Malit të Zi në Pragë, “gjuha jote është serbishtja”
Afatet për anëtarësimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian kanë qenë një nga temat që janë diskutuar në GLOBSEC 2024 në Pragë.
Mbi këtë çështje në të njëjtin panel kanë folur Presidentët e Serbisë dhe Malit të Zi.
Derisa Aleksandar Vuçiq është shfaqur pesimist se Serbia mund të anëtarësohet në BE më 2028 apo 2030, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjë as Mali i Zi. Ai shtoi se këtij ” i dëshiron çdo të mirë”, por se nuk mund të anëtarësohet. Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq tha se punon që kjo të ndodhë.
Në vazhdim, derisa Milatoviq po elaboronte rreth këtyre zhvillimeve, tha se gjuhët e popujve në rajon në esencë janë e njëjta gjë.
Ky moment është shfrytëzuar nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq i cili i reagoi duke lënë të kuptohet se popujt sllavë në rajon flasin “gjuhën serbe”.
Milatoviq ka tentuar ta kapërcej një situatën por Vuçiq ka vazhduar duke i thënë se ” edhe ti flet serbisht”.
Dukshëm në defansivë, Milatoviq është përgjigjur pozitivisht në këtë “po, po flas…”.
Pjesë nga diskutimi:
Milatoviq: Të gjithë ne në thelb flasim të njëjtën gjuhë…
Vuçiç: Gjuhën serbe, ju flisni gjuhën serbe
Milatoviq: Po, po, është në anën linguistike e njëjta gjuhë, shumë njerëz e quajnë ndryshme…
Vuçiq: Por ajo është gjuhë serbe…
Tutje Vuçiq gjatë diskutimit e ka përmendur në kontekst negativ edhe njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, për çka s’mori ndonjë reagim.