Vuçiqi pret në Beograd zëvendësin e Lavrovit: I vlerësuam marrëdhëniet tona si shumë të mira
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm të Federatës Ruse në Serbi, Aleksandër Grusko, ka thënë se në mënyrë të ndërsjellë i kanë vlerësuar marrëdhëniet bilaterale si “shumë të mira”, teksa ka falënderuar Rusinë për “mbrojtjen e integritetit territorial në pajtim me Kartën e OKB-së”.
“Bisedë të mirë me zëvendësministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Aleksandr Grusko. Edhe njëherë i shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Rusia i jep Serbisë në çështjen e Rezolutës për Srebrenicës në OKB dhe në veçanti për mbështetjen për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë në pajtim me Kartën e OKB-së. I konsideruam në përgjithësi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Federatës Ruse dhe i vlerësuam si shumë të mira”, ka shkruar Vuçiq në “Facebook”.