Vuçiqi pretendon se Kurti veç 9 minuta pas sulmit në Ibër-Lepenc kërkoi nga KFOR-i që ta dërgojë FSK-në në veri

01 dhjetor 2024 | 14:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në adresimin e tij, për sulmin në Ibër-Lepenc, ka sfiduar edhe misionin paqeruajtës të NATO-s, konkretisht KFOR-in.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti veç 9 minuta pas sulmit ka kërkuar që ta dërgojë ushtrinë në veri të vendit. Ai ka sfiduar KFOR-in, me pyetjen “a jam duke e thënë të vërtetën”

“A e dini çka ndodhi nëntë minuta pasi Kurti kinse u njoftua? Nuk ishte edhe aq befasi për të. Pas nëntë minutave i dërgoi kërkesë KFOR-it për ta çuar FSK-në në veri të Kosovës. Po i pyes pjesëtarët e NATO-s se a jam duke e thënë të vërtetën. Të mërkurën janë bisedimet në Bruksel. Të gjithë e dinë që Serbia po përparon shpejtë, andaj është e rëndësishme që të ndalet Serbia nga të qenurit pjesë e historisë me Berlinin dhe Parisin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…