Vuçiqi qortohet nga Borrelli në Mynih të Gjermanisë
18 shkurt 2023
| 14:20
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është kritikuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Mes tjerash, Vuçiq ka potencuar se gjatë takimit me të ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut, njofton Klankosova.tv.
“Bisedë e hapur me Josep Borelja dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet janë gati të rifillojnë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.
Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Boreja, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.