
Vuçiqi reagon për aksionin në veri
28 maj 2019
| 09:22
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar urdhër për të vendosur ushtrinë e Serbisë në gatishmëri të plotë luftarake.
Gjithashtu, e njëjta u bë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka vënë në gjendje të plotë gatishmërinë e njësisë speciale dhe speciale të policisë pas aksionit në veri të Kosovës.
Ky informacion iu konfirmua “Tanjugut” në MUP-in serb, transmeton “Klan Kosova”.