Vuçiqi reagon për ‘Rajska Banjën’: Serbët në Kosovë do të mbijetojnë dhe do t’i ruajnë pronat e tyre

21 dhjetor 2023 | 13:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pasi shteti i Kosovës ka marrë në pronësi kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiqi ka thënë se serbët në Kosovë do të mbijetojnë dhe do të ruajnë pronat e tyre, kur u pyet për bastisjen dhe marrjen në pronësi të këtij kompleksi.

Ai ka thënë se Kosova do të donte që “emri dhe mbiemri serb të fshihet”.

“Ata po e bëjnë këtë tërësisht me heshtjen e madhe të botës, por serbët do të mbijetojnë dhe do të ruajnë pronën dhe kapitalin e tyre”, ka thënë Vuçiqi, shkruan “Tanjug”-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht kualifikimit në fazën tjetër të Ligws sw Kampionëve, skuadra…