Vuçiqi refuzon të bëjë fotografi me Metën (Video)

09 maj 2019 | 11:47

Presidenti si Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas përshëndetjes me nikoqirët e Samitit të Brdo-Brijunit sot në Tiranë ka refuzuar të bëjë foton e përbashkët me ata.

Kreu i shtetit serb ishte i vetmi që refuzoi të bëjë fotografinë me presidentin shqiptar, Ilir Meta, homologun e tij slloven, Borut Pahor, si dhe atë kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Në videon e mëposhtme shihet refuzimi i Vuçiqit, pavarësisht thirrjes se nikoqirëve për fotografi.

https://www.youtube.com/watch?v=7Ij4Pb8JiQU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në hapje të samitit Brdo-Brijunit,…