Vuçiqi: Ruajtja e paqes dhe stabilitetit, qëllimi i takimit me Kurtin

15 gusht 2022 | 15:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se qëllimi i vetëm i takimit të 18 gushtit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Vuçiqi u ka thënë gazetarëve se Beogradi “nuk kërcënon askënd me asgjë”, por vetëm dëshiron të sigurohet se po respektohen rregullat ndërkombëtare dhe normat juridike publike. “Ato janë marrëveshje të cilat janë të vlefshme dhe në fuqi, dhe duhet të respektohen dhe zbatohen”, ka thënë ai.

Siç ka raportuar agjencia serbe e lajmeve, “Beta”, Vuçiqi ka thënë se këtu përfshihet respektimi i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshja Brukselit.

Vuçiqi ka folur edhe për çështjen e targave të makinave, që përdoren nga serbët në Kosovë, e të cilat Prishtina po kërkon që të zëvendësohen nge targat RKS (Republika e Kosovës). “Nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë me forcë, ju mund të bëni gjithçka me forcë. Do të flasim për gjithçka, por a do të kenë këto bisedime ndonjë kuptim, për çka unë dua të besoj, do ta shohim pas dy-tre ditësh” ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë nuk ka dashur ta komentojë një deklaratë të Bashkimit Evropian që më 14 gusht shprehu shqetësimin lidhur me rritjen e retorikës nxitëse nga zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas…