Vuçiqi: Serbia dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis
23 shkurt 2018
| 13:47
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Sofje të Bullgarisë se shtetit serb dëshiron që problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis.
Ai ka falënderuar presidentin bullgar, Rumen Radev për mbështetjen e Serbisë në rrugën evropiane.
Duke theksuar se për Serbinë anëtarësimi në BE në vitin 2025 është një qëllim ambicioz, Vuçiqi ka deklaruar se vendi i tij do të bëjë çmos për të përmbushur të gjitha kriteret.
Në këtë kontekst, Vuçiqi ka kujtuar se ekziston një kriter shtesë për anëtarësimin e Serbisë, gjë që nuk ishte për vendet e tjera të BE-së, i cili kusht sipas tij është zgjidhja e problemeve me Kosovën, raporton “Tanjug”.