Vuçiqi: Serbia s’do ta njohë Kosovën, as s’bëhet fjalë për anëtarësimin e saj në OKB

22 mars 2023 | 08:37

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se marrëveshja e fundit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk nënkupton njohje.

Ai tha se nuk bëhet fjalë as për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Që të mos ketë interpretime korruptive dhe të rreme, nuk kam fare frikë të them saktësisht të njëjtën gjë në fytyrën e të gjithëve – për Serbinë nuk bëhet fjalë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në Kombet e Bashkuara, organizata, institucione dhe agjencitë e OKB-së. Pikë”, shkroi Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bots, sjellje joautentike të koordinuara me origjinë nga Rusia, përpjekje…