Vuçiqi sërish mohon masakrën e Reçakut
Taktika e Prishtinës është që kurrë të mos e themelojë Asociacionin e Komunave [të banuara me shumicë] Serbe, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq.
Vuçiqi kritikoi edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, “që lëvdon demokracinë në Kosovë” dhe qëndrimin e shqiptarëve ndaj komuniteteve pakicë dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Mes të tjerash, Vuçiqi mohoi sërish masakrën famëkeqe të Reçakut, ngjarje e cila solli edhe intervenimin e NATO-s ndaj spastrimit etnik dhe gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare në vend në vitin 1999.
“Besoj se prandaj edhe i shkatërruan të gjitha. Si është e mundur që Perëndimi mund t’i bëjë të gjitha këto, që Prishtina lëshon Azem Kurtajn që qëllon mbi fëmijët serbë dhe arreston Ivan Todosijeviqin për të vërtetën mbi Reçakun”, tha ai në RTS.
Në lidhje me Marrëveshjen Bazë për normalizim të marrëdhënieve, ai tha se nuk do ta zbatojë pa u themeluar Asociacioni. “Po provojnë që t’i lejojmë të hyjnë në një organizatë ndërkombëtare. Për atë që na kërkojnë, ata duhet ta përmbushin Asociacioniin. Nuk do ta themelojnë”, tha ai.