Vuçiqi shihet në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel (video)
Mediet kroate dhe serbe po raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë pjesë në dasmën e djalit të kriminelit të luftës, Vojisllav Sheshel, i cili dikur ka qenë edhe shefi i Vuçiqit.
Në rrjetin social “Twitter” janë publikuar pamjet ku Vuçiqi shihet në një tavolinë me Sheshelin, duke festuar e dëgjuar këngë me motive nacionaliste.
Për këtë ka reaguar edhe avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili ka postuar videon në “Twitter” dhe ka shkruar se “është turp për njerëzimin që presidenti i Serbisë të dehet së bashku me kriminelin Vojisllav Sheshel”.
“Të dy janë krejtësisht të barabart”, ka shkruar ai.
To što sramota čovečanstva @predsednikrs se napija zajedno sa zločincem Vojislavom Šešeljem je jedna prosta stvar o kojoj razgovaram sa strancima jako dugo, ukazujući na potpunu jednakost njih dvojice. To što se napija sa njim dok slušaju pesmu koja slavi Pavla Đurišića, četnika… pic.twitter.com/tHjpSe1T3I
— Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 11, 2023