Vuçiqi shpall fitoren

21 qershor 2020 | 23:11

Presidenti serb, njëkohësisht lider i partisë përparimtare serbe (SNS), Aleksandër Vuçiq ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke deklaruar sot se partia e tij ka marrë mbi 2 milionë vota.

“Në politikë jam një kohë të gjatë por asnjëherë nuk kam pasur një moment të tillë. Sonte kam marrë një besim të madh të popullit në rrethana kur pak kush ka besuar këtë. Kemi marrë një vërejtje të madhe të popullit se duhet të jemi akoma të përgjegjshëm, kujdesshëm”, shtoi ai me këtë rast.

Përndryshe, sipas parashikimeve, lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës pritet të kalojë pragun dhe të marrë 3 ulëse në parlamentin serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet…