Vuçiqi: Situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata e serbëve në Kosovë po përkeqësohet, sepse Prishtina sipas gjitha gjasave deri në vitin e ri nuk do ta heq tarifën për mallrat serbe.
Por, Vuçiq ka thënë se Serbia në të gjitha mënyrat do ta ndihmojë popullin e saj në Kosovë.
Në një intervistë për “TV Pink”, ai ka thënë se gjatë vitit të ardhshëm do të rrisë ndihmën për serbët e Kosovës, në mënyrë që të ketë më shumë fëmijë serbë.
Duke folur për letrën që e ka dërguar presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Vuçiq ka thënë se përmes saj, presidenti
Trump ka shfaqur dëshirën që problemi mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet.
Sipas tij, presidenti amerikan, për herë të parë ka përmendur se po shikohet drejt një zgjidhje kompromisi.
Vuçiq ka thënë se e vetmja pjesë në letër për të cilën ai mendon se nuk është e vertetë, është pjesa ku thuhet se Prishtina dhe Beogradi janë afër një marrëveshje.
“Ato nuk janë afër marrëveshjes”, ka thënë Vuçiqi.