Vuçiqi: Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e ndërlikuar se sot

31 korrik 2022 | 13:14

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se situata me Republikën e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar sesa që është sot.

Vuçiqi këto komente i ka bërë sot gjatë një konference, pasi është takuar dje me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, shkruan “Tanjug”.

“Unë e di që pas shumë vitesh, dhe kjo ka ndodhur për dekada, shumë njerëz nuk duan as të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi ynë dhe populli ynë. Nuk kemi qenë kurrë në një situatë më të ndërlikuar sesa sot”.

“Asociacioni i komunave serbe nuk është formuar që 3 390 ditë, askush nuk ka reaguar”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me…