Vuçiqi: Situata për ne është e pashpresë, por ta shohim se sa lehtë do ta ketë Albin Kurti

21 shkurt 2021 | 12:34

Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë.

Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka një përgjigje ndaj presioneve nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për të vazhduar dialogun.

Vuçiqi ka theksuar se dialogu me Kosovën është një nga gjërat më të rëndësishme, ndërsa i pati disa fjalë edhe për Albin Kurtin, duke ironizuar.

“Ju nuk keni një përgjigje adekuate, unë shoh se situata jonë e brendshme është duke u zgjidhur nga Albin Kurti, i cili foli për atë se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini të vazhdojnë, të gjithë janë të fortë Ne do t’i lëmë të shkojnë, le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiqi, në aeroportin e Beogradit pasi ka pranuar vaksinat nga “Astra-Zeneka”.

Në lidhje me faktin se Kurti ka thënë se nuk është i interesuar për dialog me Beogradin më shumë sesa me serbët në Kosovë, Vuçiqi ka thënë se “përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që marrin 0.62 për qind  ose ata që marrin 2 për qind të votave nga ta, por ata që marrin 95 për qind të tyre”.

“Ata u përpoqën në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të flasin, nga Rashiqi te Rada Trajkoviq, kështu që nuk patën sukses. Ju mund ta blini dikë, por s’mund t’i blini 95 për qind  të njerëzve”, ka thënë Vuçiqi.

Gjithashtu, ai ka thënë se kjo situatë është jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pothuajse e pashpresë, pas vitit 2004, 2008 dhe 1999, por ka shtuar se “duhet të luftojmë ende për njerëzit tanë, interesat e tyre dhe të drejtën tonë”.

“Do të jetë e vështirë për ne, dhe për ta, siç thonë ata, gjithçka është e lehtë. Do ta shohim se sa e lehtë do të jetë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Konferencën e Veprimit Politik Konservator që mbahet në Shtetet…