
Vuçiqi sonte i drejtohet serbëve lidhur me situatën në veri të Kosovës
29 maj 2023
| 19:25
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte do t’i drejtohet popullit serb lidhur me situatën e tensionuar në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kështu ka njoftuar shërbimi për shtyp i Vuçiqit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 20:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit”.