Vuçiqi sot i flet Merkelit për Kosovën dhe koronavirusin
16 mars 2020
| 08:39
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojë sot “videotakim” me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka bërë me dije kabineti i presidentit serb.
Vuçiqi ka paralajmëruar se temat kryesore të diskutimit do të jenë vazhdimi i dialogut me Kosovën dhe sidomos gjendja e krijuar pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Më herët ishte caktuar që Vuçiqi ta vizitonte Berlinit të hënën, por vizita është anuluar për shkak të koronavirusit.