Vuçiqi sot mban mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës

04 prill 2024 | 08:06

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nisë në orën 10.00.

Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit rreth Kosovës”.

Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyçë të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga shtyllat e ekonomisë së Kosovës pa dyshim janë…