Vuçiqi sot takohet me ambasadorin e Kinës e të Rusisë
13 korrik 2023
| 08:36
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me ambasadorin kinez në Beograd, Chen Bo, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit.
Takimi është caktuar për në orën 10:30, në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
Vuçiq sot do të takohet edhe me ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandar Bocan-Kharchenko, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Republikës.