Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, bisedojnë për Kosovën

02 nëntor 2023 | 12:37

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka takuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko.

Pas takimit, Vuçiqi ka shkruar në “Instagram”, duke thënë se ka pasur “një bisedë të mirë” me ambasadorin e Federatës Ruse, dhe se e “ka njoftuar për situatën e rëndë në Kosovë”.

Ndër të tjera, Vuçiqi ka shtuar se me ambasadorin kanë diskutuar edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë e Rusisë, duke thënë se “marrëdhëniet po zhvillohen me sukses”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 nëntori ishte dita kur portieri i Përfaqësues së Kosovës…